Xhaka mendon së Nketiah do ta zëvendësojë Gabriel Jesusin


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Granit Xhaka ka folur për kohën sa do të jetë Gabriel Jesus jashtë fushave pas lëndimit dhe mendon që Eddie Nketiah do ta zëvendësojë sulmuesin në këtë kohë.

Braziliani ju nënshtrua operacionit dje për të shëruar një problem në gjy që ai është duke e vuajtur edhe para se të paraqitet në Botëror. Jesus luajti në ndeshjen kundër Kamerunit në Botëror, e cila gjë shpërfaqi këtë lëndim të tij.

Shoku i tij te Arsenali, kosovari Granit Xhaka shpreson që ai do të jetë jashtë fushave vetëm për “dy apo tre muaj”, por sulmuesi tani do t’i nënshtrohet procesit të rehabilitimit të tij, pasi ju nënshtrua operimit.

“Kam biseduar me të menjëherë pas ndeshjes kundër Kamerunit. Ne kemi kontakt me njëri-tjetrin, me të gjithë futbollistët që janë këtu në Botëror”, tha mesfushori i Zvicrës kur u pyet për Jesus pasi që vendi i tij pësoi debakël në 1/8-ën e finales në Botëror nga Portugalia. “Është e mërzitshme për shkak se ju e keni parë në rrethin e parë të Premier Ligës së sa i rëndësishëm është ai për ne. Nuk e di sa është i rëndë ky lëndim, mendoj dy ose tre muaj jashtë. Ai është një djalë i fuqishëm”.

“Është një lëndim i vogël për të mendoj, ne do ta mbështesim atë. Ai e di që ne jemi prapa tij dhe shpresoj që të kthehet sa më shpejt që mundet”.

Xhaka shpreson që Nketiah do të këtë mundësinë që ta mbulojë Jesisin në ndeshjet e radhës nën drejtimin e Mikel Artetas, derisa Arsenali nuk është dorëzuar në luftën për titull. “Ne e kemi opsionin me Eddien, natyrisht”, shtoi ai. “Ai ka treguar ndeshje të mira edhe në të kaluarën por ne duhet ta mbështesim Gabin së pari. Ne duhet ta mbështesim edhe Eddien po ashtu, për shkak se ai do të jetë pjesë e madhe, e madhe e jona në dy – tre muajt e ardhshëm. Jam duke e pritur këtë për shkak se ne kemi kualitetin që ta dërgojmë Eddien aty ku duhet dhe ta ndihmojmë atë.

Topçinjtë, shumica e kanë përfunduar pushimin e Botërorit dhe tani do të luajnë miqësore kundër Lyonit, AC Milan dhe Juventusit. Ata pritet të kthehen në Premier Ligë më 27 dhjetor ku do të luajnë kundër West Hamit në shtëpi.  /TV Arbëria 

By admin

Related Post