​Vrasja e gruas shtatzënë, vjen reagimi i Kurtit: Dy engjëj në qiellin e pistë

By admin Nov 30, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas vrasjes së një gruaje shtatzënë nga bashkëshorti i saj, duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme dhe e padurueshme.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se vrasja e gruas që ishte duke pritur të lindte është vrasje mizore.

“Dy engjëj në qiellin e pistë. Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjën e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”, ka shkruar Kurti.

 

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *