Von der Leyen: BE do të përshtatë rregullat e saj për ndihmën shtetërore

By admin Dec 4, 2022 #BE-ja #Belgjika #Von der Leyen

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Bashkimi Evropian do të rregullojë rregullat e tij për ndihmën shtetërore për të parandaluar zhvendosjen e investimeve të shkaktuara nga paketa e re e subvencioneve amerikane për energjinë e gjelbër, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Konkurrenca është e mirë, por kjo garë duhet të respektojë një fushë loje të barabartë”, tha Von der Leyen në një fjalim në Bruges të Belgjikës.

Ajo shtoi se ligji amerikan për uljen e inflacionit duhet ta bëjë BE-në të mendojë se si mund të përmirësojë kuadrin e ndihmës shtetërore dhe ta përshtatë atë me mjedisin e ri global.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë frikë se ligji i SHBA-së për lehtësimin e inflacionit prej 430 miliardë dollarësh, me lehtësimet e tij bujare të taksave, mund t’i tërheqë kompanitë larg BE-së dhe t’i dëmtojë kompanitë evropiane, nga prodhuesit e automjeteve te prodhuesit e teknologjisë së gjelbër.

Tema është një nga disa në rendin e ditës për takimin e nesërm të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE, i cili do të përfshijë sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, sekretaren e Tregtisë Gina Raimondo dhe përfaqësuesen tregtare të SHBA-së Catherine Tay, së bashku me zëvendëspresidentët e Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Margreta Vestager.   /TV Arbëria 

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *