Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Vdekja e shtatzënës, Prokuroria: Rasti është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë - Philoshea

Vdekja e shtatzënës, Prokuroria: Rasti është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot ka informuar se deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me vrasjen e shtatzënës.

Prokuroria ka potencuar se ky rast është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik lidhur me çështjen penale kundër të pandehurit S.H. i dyshuar se ka kryer veprat penale ”Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.2 të KPKR-së, si dhe ”Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale ”Mospërfillja e Gjykatës” nga neni 393 paragrafi 1 të KPRK-së. Prokuroria e Prishtinës njofton se nga momenti kur është pranuar informata për kryerjen e veprës penale e deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e provave dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, si dhe me të pranuar informatën lidhur me rastin prokurori kujdestar menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me gjitha njësitet relevante policore.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Sot, në varrezat e reja të fshatit Llugaxhi të Lipjanit është varrosur shtatzëna 35-vjeçare, e cila është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj. Familjarë e qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në varrimin e së ndjerës. Në varrim kanë marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ai i Shtimes, Qemajl Aliu.

Mbrëmjen e së mërkurës, një burrë (S.H) ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Xheal Sveçla ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së ka kryer vetëvrasje.   /TV Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *