Vdekja e dyshimtë e të riut nga Peja në burgun serb, MPJD tregon se a ka kontaktuar Beogradin


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Ministria e Punëve të Jashtme është deklaruar për vdekjen e shqiptarit Artan Zymberit me nënshtetësi norvegjeze në burgun Sremit në Serbi, për të cilin familja Zymberi thotë se është vrarë vetëm sepse kishte tatuazh në gjoks Adem Jasharin, emblemën e UÇK-së dhe Skënderbeun.

Familja e Artan Zymberit, të riut që vdiq në një burg në Serbi, tashmë ka tërhequr trupin e të ndjerit.

MPJD kanë konfirmuar për mediat se nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovës iu është komunikuar se nuk kanë arritur të marrin ndonjë informatë që mund ta konfirmojnë rastin.

“Me të marrë njoftimin për rastin e Artan Zymberajt, të premten në mëngjes, më 2 dhjetor 2022, Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me autoritetet serbe, respektivisht me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin. Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin. Po ashtu, mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e z. Artan Zymberaj”.

Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd dhe ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji janë në kontakt dhe në dispozicion të familjes Zymberaj./TV Arbëria

 

LEXO EDHE:

“Në gjoks kishte tatuazhin e Adem Jasharit dhe UÇK-së”- çfarë tha familja për vdekjen e shtetasit të Kosovës në burgun serb

 

U vra që kishte emblemën e UÇK-së/ Profesori reagon ashpër: Dikush t’ia thotë Vuçiqit që vrau një shqiptar!

By admin

Related Post