Vazhdojnë përplasjet e Haxhiut me Ramabajën: “Kush o ky, mos u skuq”, “injorantë, rrugaç”

By admin Sep 13, 2023

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Një tjetër përplasje tjetër e ashpër ka ndodhur sonte në Pressing të T7 në mes të Baton Haxhiut dhe Sadri Ramabaja.

Teksa Haxhiu po fliste për kryeministrin, Albin Kurti, e përmendi edhe figurën e Esat Pashës

Por më pas reagoi ashpër Ramabaja, duke pyetur se kush është Baton Haxhiu.

”Kush është more ky njeri, është i panjerzillak”, tha Ramabaja.

“Nuk të kam pa bash kështu”, ia ktheu Baton Haxhiu. ”Nuk kam të bëjë me poshtërsinë në fjalor. Unë kur e shoh këtë, polemizojë me Vetëvendosjen, sepse këtë nuk e shoh. Eshtë figurë e padijshme”, vazhdoi Haxhu.

“Injorancë të pafund, kur të shoh ty shoh figurat e ish-sistemit jugosllav”, vazhoi Ramabaja.

“Ti as ski lidhje, as informacion. Ti vjen në studio sepse përfaqëson diçka të papërfaqësune . Ti je i padijshëm”, tha Haxhiu

“Ti je injorant”, vazhdoi Ramabaja.

By admin

Related Post