Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Turneu “Shpat Deda: Muzikë n’Teatër” në gjashtë qytete të Kosovës - Philoshea

Turneu “Shpat Deda: Muzikë n’Teatër” në gjashtë qytete të Kosovës

By admin Nov 30, 2022 #kosovare #muzik #Teater

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Këtë dhjetor, kantautori Prishtinas Shpat Deda vjen me një turne koncertesh në një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e gërshetuar me një udhëtim të paharrueshëm muzikor në teatrot e gjashtë qytete Kosovare. Aranzhuar enkas për këtë program mes fizharmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e Dedës, me fokus në albumin e tij të fundit, marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga udhëtimi poetik nëpër fjalë e tinguj shoqëruar në skenë edhe nga Visar Kuçi dhe Tomor Kuçi.

“Ka kohë që e kam ëndërr ta organizoj një mini-turne të tillë për publikun e dashur Kosovar dhe ta performoj këtë program në skenat e teatrove anekënd Kosovës.” tha Deda, i cili shton se turneun ‘Muzikë n’Teatër’ e ka për qëllim ta zgjerojë edhe në qytete të tjera Kosovare në të ardhmen e afërt.

“Dëshira ime është që ky turne mos të përfundojë me kaq, por ta vazhdojë udhëtimin edhe në qytete më të vogla të Kosovës dhe të freskohen sallat e teatrove apo shtëpitë e kulturës në këto qytete përmes një programi të mirëfilltë muzikor. Megjithatë, për momentin jemi të fokusuar në fazën e parë të turneut dhe në gjashtë qytetet që do t’i vizitojmë këtë dhjetor“, – vazhdon Deda.

Programi i turneut e ka në fokus repertoarin e këngëve nga albumi i fundit i kantautorit i cili u lansua në të gjitha kanalet digjitale ne fund të vitit 2020, duke mos lënë anash edhe disa nga këngët e tij më të dashura për publikun ndër vite.

“Duhet cekur se ky turne është edhe promovim i albumit tim të fundit ‘Rrugës’ të cilin nuk pata mundësi ta shoqëroja me performansa live në kohën e publikimit të tij për shkak të kufizimeve të pandemisë. Jam shumë i lumtur që më në fund do ta kem mundësinë ta performoj këtë album për publikun e gjerë përmes një programi shumë të veçantë si pjesë e këtij turneu.” – tha Deda.

Turneu ‘Muzikë n’Teatër’ do t’i vizitojë gjashtë qytete Kosovare në dy javët e para të dhjetorit sipas datave të mëposhtme:

5 DHJETOR – Amfiteatri i Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë), Prishtinë
6 DHJETOR – Teatri Adriana, Ferizaj
12 DHJETOR – Teatri i Qytetit ‘Hadi Shehu’, Gjakovë
13 DHJETOR – Teatri i Qytetit ‘Muharrem Qena’, Mitrovicë
14 DHJETOR – Teatri i Qytetit, Vushtrri
16 DHJETOR – Teatri i Qytetit, Gjilan

Të gjitha koncertet do të fillojnë në ora 20:00 dhe hyrja në secilin qytet do të jetë 3€. Biletat do të mund të blehen në teatrat përkatës afër datave të koncerteve.

Turneu ‘Muzikë n’Teatër’ është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë. Koncerti i Prishtinës është përkrahur nga Komuna e Prishtinës. /TV Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *