Të shtëna me armë, arrestohen tre persona në Prishtinë

By admin Dec 1, 2022 #me arme #Prishtinë #Te shtena

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Tre persona janë arrestuar në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia sot ka informuar se gjatë përleshjes ndërmjet të dyshuarve, njëri ka shtënë me armë zjarri, dhe si pasojë e përleshjes të gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitar kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj të cilët si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme rreth një borxhi janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri dhe si pasojë e përleshjes të gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Policia.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si prova materiale lidhur me rastin kanë sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë dhe një gëzhojë fisheku.

Rasti ka ndodhur të martën në mbrëmje.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

 /TV Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *