“Të gjithë lindin për të vdekur një ditë” – çfarë po paralajmëron i suspenduari Nenad Gjuriq?

By admin Nov 7, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Në Mitrovicën Veriore të dielën serbët kanë mbajtur protesta nën intonimin e himnit të Serbisë, flamujve serbë e këngëve nacionaliste.

Serbët kanë protestuar për shkak të suspendimit të drejtorit të policisë, Nenad Gjuriq.

Ky i fundit gjatë kësaj proteste ka bërë një deklaratë tendencioze.

Duke e arsyetuar dorëheqjen e tij, ai ka thënë se s’ka dashur më të shërbejë për t’u ndjerë i turpëruar para popullit të tij.

“Për të gjitha ata që lëkunden dhe dyshojnë në të vërtetën e veprave të bëra, dua të citoj të madhin Njegosh i cili tha, të gjithë lindin për të vdekur një ditë, nderi dhe turpi rrojnë përjetë”, deklaroi ai.

Kërkesë e protestuesve serbë, ishte pezullimi i vendimit të qeverisë Kurti për konvertimin e targave serbe në RKS si dhe themelimi i asociacionit.

By admin

Related Post