Tahiri për veriun: Republikës sonë më shumë se kurrë i duhet koordinimi me ShBA-në

By admin Dec 9, 2022 #Abelard Tahiri #PDK-ja #SHBA-ja

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, tha se Republikës sonë më shumë se kurrë i duhet koordinimi me SHBA-në.

Ai në seancën e Kuvendit ka folur për situatën në pjesën veriore të vendit.

Tahiri tha se ligjvënësit në Kosovë nuk duhet të marrin veprime ad-hock.

“E dënojmë rëndë aktin e plagosjes së policit në pjesën veriore të vendit. Policit i urojmë shërim të shpejtë. Tashmë kemi edhe konfirmimin zyrtarë të pranisë së bandave kriminale që pa dyshimim origjinën e kanë në Serbi e askush tjetër. Po shohim angazhim të Serbisë për ta nxjerrë nga binarët sigurinë në Kosovë. Republikës sonë më shumë se kurrë i duhet koordinimi me ShBA-në”.

“I bëjmë thirrje Qeverisë që të ketë strategji për secilin veprim që e merr në atë pjesë të Republikës së Kosovës e mos të jenë hapa at-hoc”, tha tutje Tahiri.         /TV Arbëria 

By admin

Related Post