Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Szunyog: Jam tmerruar nga vrasja e mbrëmshme - Philoshea

Szunyog: Jam tmerruar nga vrasja e mbrëmshme

By admin Dec 1, 2022 #QKUK #Szunyog #Vrasje

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur se është tmerruar nga vrasja e mbrëmshme e shtatzënës në Prishtinë.

Ai ka quajtur të papranueshëm vrasjen e gruas nga ish-bashkëshorti i saj.

“Jam tmerruar nga vrasja e mbrëmshme e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur. Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave. Kjo është e papranueshme! Ngushëllimet e mia për familjet dhe mbështetjen e plotë për marshin e organizuar sot nga OSHC-të e grave.”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Ndryshe, mbrëmë një burrë ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur.

Gjykata Themelore e Ferizajt, sot ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35 vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.  / TV Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *