Sot protestohet kundër vrasjes së grave


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Vrasja e mbrëmshme e një gruaje shtatzënë në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së, ka bërë që sot (e enjte) në Prishtinë të protestohet kundër vrasjes së grave.

Kjo protestë organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Ngjarja pritet të fillojë nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Raste të tilla tragjike kanë ndodhur edhe më parë, vetëm javën që shkoi një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me sëpatë, po në Prishtinë.   /TV Arbëria 

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *