Sot përfundon afati për aplikim të partive për zgjedhjet për Kuvendin e Zveçanit e Leposaviqit


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Sot, më 2 dhjetor, në orën 16:00, përfundon afati për subjektet politike që të paraqesin aplikimin e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në ditën e fundit të afatit, vetëm një subjekt politik, Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar listën me emrat e 16 kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e Kuvendit Komunal të Zveçanit.

Krahas përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të 25 dhjetorit për dy kuvendet komunale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022.      /TV Malisheva 

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *