Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Shtetasit kosovarë prin me më së shumti aplikime për viza! Çka do të ndodh pas Janarit të 2024-së - Philoshea

Shtetasit kosovarë prin me më së shumti aplikime për viza! Çka do të ndodh pas Janarit të 2024-së

By admin Aug 30, 2023

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Përderisa turqit, rusët dhe indianët kanë paraqitur më së shumti aplikime për viza sa i përket numrit, shtetasit e Kosovës prijnë në këtë mes sa i përket numrit të atyre që kanë bërë aplikime për viza për person duke arritur numrin prej 6,891 persona që kanë aplikuar vizë për vizë në çdo 100,000 banorë.

Sipas Statistikave të Shengenit, çdo i 2126-ti person në një vend që popullohet nga 1.7 milionë banorë, ka aplikuar për vizë në vitin 2022 – duke e bërë kështu Kosovën vendin me më së shumti aplikime për person. Numri i përgjithshëm i aplikuesve për vizë i kosovarëve ka arritur në 121.972. Në përgjithësi, 6.8 për qind e popullsisë në Kosovë ka paraqitur një kërkesë për vizë Shengen vitin e kaluar.

Kombësia e dytë dhe e tretë që paraqitën më shumë aplikime për vizë ishin Kuvajtianët dhe Katarianët, me përkatësisht 3,426 dhe 2,939 aplikantë për çdo 100,000 banorë, raporton SchengenVisaInfo.com.

A rrezikohet tregu i punës nga liberalizimi i vizave?

Parlamenti Evropian ka vendosur që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në Evropë. Ky vendim ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen ku janë të përfshira 27 vende evropiane. Një ndër diskutimet më të mëdha në rrjete sociale që nga dita e djeshme është zbrazja e vendit për shkak te liberalizimit të vizave. Theksi i diskutimit është veçmas se si do të ndikojë kjo në fuqinë punëtore. A do të jetë tregu i punës më i varfër sa i përket fuqisë punëtore? – është pyetja kryesore.

Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka thënë se ky hap i madh nënkupton një lehtësim të madh për njerëzit që duan të jetojnë jashtë Kosovës dhe të hulumtojnë tregun e punës. Sipas tij kjo do të ndikojë në uljen e kostove për aplikacione dhe do të ju mundësoj qytetarëve me pagë minimale të kërkojnë alternativa të tjera që i nxjerrin nga ankthi i mbijetesës.

“Nuk është çmuar fuqia punëtore, janë çmuar vetëm si skllavopronar pasi që shumicën e kompanive. Është hapur një rrugë e re në tregun e punës që aftësitë dhe kualifikimet e tyre të vlerësohen ashtu si duhet. Ka punëtorë që akoma paguhen me 170 Euro që nuk mund t’ia dalin. Nuk po kërkojmë një luks të skajshëm por çfarë mund të bëj një familje me 170 Euro kur zyrtarët tanë gjatë ditës me këto para kanë bërë shpenzime luksi”, ka thënë Azemi

Azemi: Për gati një dekadë 300 mijë punëtorë janë larguar, dy vjet e fundit 100 mijë

Sipas Azemit nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat që nga viti 2014 mbi 300 mijë punëtorë i kanë lëshuar vendet e punës. Sipas tij dy vjet e fundit 2021 dhe 2022 janë 100 mijë punëtorë, kryesisht të rinj që e kanë lëshuar Kosovën në kërkim të kushteve më të mira të punës.

“Kjo shifër kaq e madhe po tregon se njerëzit po e gjejnë veten dhe çdokush po shkon aty ku ka një stabilitet më të mirë”, ka t hënë ai. I pyetur se cili sektor mund të dëmtohet më së shumti, ai ka thënë se gastronomia dhe ndërtimtaria mund të pësojnë më së shumti me mungesë të punëtorëve. Sipas tij, tash është alarmi i fundit që punëtorët e kualifikuar duhet ruajtur sepse janë të rëndësishëm për vitalitetin e shtetit.

“Të gjithë personat me kualifikim te të gjitha lëmive, poashtu punëtorë elektricistë, punëtorë të mirëmbajtjes të objekteve dhe të gjtha lëmive janë që edhe sot ka pasur mungesë të madhe dhe ikja do të bëj të veten. Jam i bindur që brenda dy-tre vjetëve nëse vazhdohet kështu nuk do të ketë punëtorë në moshën 50-vjecare që do të mbetet në Kosovë”, ka shtuar ai. Azemi ka thënë se thirrjet e tyre në sektorin privat është bërë vazhdimisht ndaj qeverisë dhe kompanive private, por që këto thirrje kanë dështuar dhe kushtet e punëtorëve nuk janë përmirësuar. Sipas tij në shumë kompani private, përveç pagave të ulëta është hasur mosrespektim i të drejtave të punëtorëve në dhënien e pagave me kohë, në moskompensim të orarit shtesë dhe mosrespektimin e pushimeve vjetore.

Përmirësimi i kushteve – mundësia e vetme për t’i mbajtur punëtorët

Pikërisht në këto segmente duhet fokusuar sektori privat edhe sipas Zana Havollit, menaxhere e rekrutimit në kompaninë e rekrutimit “HumanPower” – kompani e cila ofron shërbime për klientët në Evropën Juglindore. Sipas saj kompanitë private duhet të përcjellin trendët globale sa i përket menaxhimit të punëtorëve dhe të veprojnë sipas kornizës ligjore në Kosovë.

“Në mënyrë që ta kapin trenin e fundit, kompanitë duhet të fokusohen në mirëqenien e punëtorit duke filluar nga pagat me rregull, në vlerësime reale  dhe të vazhdueshme duke shpërblyer performancën e punonjësve, duke iu ofruar mundësi të ngritjes në karrierë, duke u ofruar sigurim shëndetësor dhe një ambient të mirë të punës”, ka thënë ajo

By admin

Related Post