Shkëlqim Devolli me bashkëshorten në dasmën e familjes së Donald Trump

By admin Nov 13, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Sipërmarësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, bashkë me bashkëshorten Blerina, kanë qenë të ftuar të nderit në dasmën e familjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Çifti Devolli kanë marrë pjesë në dy ditët e ceremonive të veçanta të organizuar me rastin e martesës së të bijës së ish-Presidentit amerikan, Tiffany me Michael Boulos.

“Ishte një kënaqësi krejt e veçantë që mbrëmë, së bashku me Blerinën, ishim pjesë e gëzimit familjar të Presidentit Trump. Njehemi shumë të nderuar të ishim ndër të ftuarit për martesën e Tyffanyt dhe Michaelit, në këtë dasmë tipike amerikane”, është shprehur afaristi Devolli.

Ai ka treguar se në dasmë ka pasur rastin të takohet edhe me njerëz me ndikim në nivelet më të larta të politikës, ekonomisë dhe shoubiznesit amerikan, përfshirë edhe senatorë dhe kongresistë.

“Natyrisht, si në çdo rast tjetër, edhe në bisedat që kam pasur, e kam shfrytëzuar mundësinë për të folur për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik tonin, veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe politik me SHBA-në”, ka theksuar Devolli.

Banketi kryesor është mbajtur të shtunën mbrëma në rezidencën verore të familjes Trump, në Mar-a-Lago të shtetit të Floridas, kurse ceremonia paramartesore një ditë më herët në Trump International Golf Club.

Dasma e Tiffany Trump dhe Michael Boulos po vlerësohet si një ndër dasmat më të bujshme të vitit, ku të ftuar kanë qenë ndër njerëzit më të rëndësishëm në SHBA dhe jashtë saj.

Shkëlqim dhe Blerina Devolli me Ish-Presidentin Donald Trump

Shkëlqim dhe Blerina Devolli me çiftin Tiffany Trump dhe Michael Boulos

Shkëlqim dhe Blerina Devolli me kongresistin Matt Gatez dhe bashkëshorten Ginger Luckey

Donald Trump me ish-gruan Marla Maples, nënën e Tiffanyt, si dhe bashkëshorti Michael

Donald Trump duke e përcjellur të bijën Tiffany me rastin e martesës

Shkëlqim dhe Blerina Devolli në Mar-a-Lago

Shkëlqim dhe Blerina Devolli në banketin paramartesur në Trump International Golf Club

Shkëlqim Devolli dhe Michael Boulos

By admin

Related Post