Sali Berisha jep versionin e tij si ishte arrestuar Zahir Pajaziti në Shqipëri

By admin Nov 7, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Ish-kryeministri i Shqipërisë, tani kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një intervistë televizive, ka folur për arrestimin e Zahir Pajazitit në vitin 1994.

Ai thotë se arrestimi i Zahirit ishte incident i paqëllimshëm.

“Komandant Zahir Pajazit është e vërtetë që është arrestuar. Ai ka qenë i vetëm duke kaluar kufirin diku në zonën e Hasit. Ka rastisur që rojet e kanë gjetur me municion. Rojet e kanë llogaritur sikur Zahiri po bën trafik armësh. Ata nuk e kanë njohur kush ishte. E kanë burgosur në Kukës”.

Berisha ka treguar komunikimin e me zyrtarët e inteligjencës në lidhje me arrestimin e Pajazitit.

“Më ka njoftuar ish-këshilltari ushtarak. Sapo kam mësuar kam urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm. Ju kam thënë se nuk bëhet fjalë për trafik armësh por është një lëvizje e popullit të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1994”.

“Ka qenë një ndodhi tërësisht aksidentale. Edhe Sali Çekaj të gjitha operacionet i organizonte nga Shqipëria”, ka deklaruar Berisha në kojshiashow.

By admin

Related Post