Ronaldo thyen heshtjen: Ëndrra është gjallë, përpara Portugali

By admin Dec 7, 2022 #Cristiano Ronaldo #Zvicra

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Cristiano Ronaldo e ka thyer heshtjen e tij pasi që e nisi ndeshjen nga banka rezervë në përballjen mes Portugalisë e Zvicrës në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos e morri vendimin për ta lënë Ronaldon në bankën rezervë, pasi që superylli portugez reagoi i nevrikosur pasi që u zëvendësua në ndeshjen finale të grupit kundër Koresë së Jugut, raporton KosovaPress.

Ronaldo, i cili u inkuadrua në lojë nga banka rezervë 17 minuta para se të përfundonte ndeshja kundër Zvicrës, e uroi Santosin për përzgjedhjen e lojtarëve në fitoren 6:1 mbrëmë.

“Ditë e mrekullueshme për Portugalinë, me një rezultat historik në ngjarjen më të madhe në botën e futbollit. Paraqitje e nivelit botëror nga një skuadër përplot me talent dhe të rinj. Seleksionimi jonë ishte për tu uruar. Ëndrra është gjallë! Deri në fund! Përpara Portugalia”, shkruante Ronaldo në “Instagram”. /TV Arbëria 

By admin

Related Post