Pse aviokompania jug-koreane do të filloj të masë edhe pasagjerët përveç bagazheve!

By admin Aug 30, 2023

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Përveç bagazheve, aviokompania jug-koreane do të masë edhe pasagjerët

Aviokompania më e madhe jugkoreane Korean Air në javët e ardhshme, përveç bagazhe do të fillojë edhe me matjen e pasagjerëve.
Korean Air në ueb-faqen e saj ka konfirmuar se do të “mat peshën mesatare të pasagjerëve së bashku me bagazhin e tyre për shkak të sigurisë gjatë fluturimit

Një lëvizje të ngjashme në qershor e ka njoftuar edhe aviokompania Air New Zeland nga Zelanda e Re.

Pasagjerët që udhëtojnë në dy aeroportet më të frekuentuara në Korenë e Jugut që të dy në qytetin e Seulit, do të luten të hipin në peshore.

Pasagjerët që udhëtojnë Brenda shtetit nga aeroporti Jimpo do të mund të maten nga 28 gushti deri më 6 shtator, derisa e njëjta vlen për pasagjerët që kalojnë nga aeroporti ndërkombëtar Incheon, por nga 8 deri më 19 shtator.

Nga aviokompania kanë konfirmuar se nëse pasagjerët nuk duan që të tjerët të mësojnë sesa peshojnë, kanë mundësinë të heqin dorë – duke informuar personelin e aeroportit për këtë.

Ministria koreane e Infrastrukturës dhe Komunikacionit ka njoftuar se të gjitha aviokompanitë jugkoreane duhet të matin pasagjerët së bashku me valixhet e tyre për të avancuar “standardet e peshës dhe balancit në aeroplan”, tha zëdhënësi i Korean Air.

By admin

Related Post