Policët e dorëhequr serbë nuk marrin paga, drejtori i suspenduar merr gjysmën e saj

By admin Dec 2, 2022 #Pagat #Police #Suspendim #Veri

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Të gjithë zyrtarëve policorë që kanë dhënë dorëheqje muajin e kaluar në veri të vendit, Policia e Kosovës u ka ndaluar pagat mujore.

50 për qind të pagës në muaj vazhdon ta merr vetëm Nenad Gjuriq, i cili ka qenë komandant i policisë për veri, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla arsyetoi pagesën për Gjuriqin, duke thënë se ai është i suspenduar.

Gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar për Administratë, ministri i Punëve të Brendshme njoftoi se nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë të dorëhequr, 80 prej tyre janë larguar nga Policia e Kosovës.  /TV Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *