Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Përurohet ura në Saradran të Istogut - Philoshea

Përurohet ura në Saradran të Istogut

By admin Dec 3, 2022 #Dubove #Istog #Pushtet Lokal

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të shoqëruar nga kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, bënë përurimin e urës në Saradran dhe panë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës “Lugu i Drinit”.

Kurti i uroi banorët dhe i falënderoi për mikpritjen e përzemërt në këtë rast të rëndësishëm për ta dhe për zhvillimin infrastrukturor për Komunën e Istogut dhe Komunën e Pejës.

“Jam këtu bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Feratin, që ta përurojmë këtë punë të përbashkët, që ka domethënie shumë të madhe për banorët e kësaj zone, por edhe të gjithë qytetarët, të cilët tash do të mund të lëvizin edhe lirshëm edhe më shpejt dhe më mire. Andaj , gjithë banorëve dhe të gjithë qytetarëve, urime rruga e re edhe ura e re”, u shpreh kryeministri Kurti.

Përurimi i sotëm ishte në kuadër të zbatimit të projektit të titulluar “Ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe bujqësore në Komunën e Istogut dhe Pejës”, i cili përpos urës lidhëse Saradran-Ruhot parasheh edhe ndërtimin e rrugës “Lugu i Drinit”, me gjatësi prej 970 metra, ndërtimin e rrugëve në Dubovë, me gjatësi prej 1.2 kilometrave, ndërtimin e kanalit të ujitjes në Prekallë, me gjatësi prej 1.7 kilometrave dhe rivitalizimin e pendës Saradran-Ruhot.

Sipas Qeverisë, projekti është në përfundim e sipër dhe pritet të finalizohet brenda muajit./TV Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *