Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Përshkallëzohet situata/ Koreja e Veriut Iëshon tre raketa të tjera baIistike - Japonia në aIarm - Philoshea

Përshkallëzohet situata/ Koreja e Veriut Iëshon tre raketa të tjera baIistike – Japonia në aIarm

By admin Nov 3, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën tre “raketa balistike të paidentifikuara” në Detin e Japonisë pas mesnatës së të enjtes. Sipas autoriteteve koreano-jugore, Tokio fillimisht denoncon se një nga raketat fluturoi mbi vendin.

Më përmes një deklarate të dytë, sqaroi: “Raketa nuk arriti në arkipelag”. Megjithatë, në Japoni, J-Alarm është aktivizuar: transmetuesit televizivë kanë ndërprerë programet për të ftuar banorët e disa zonave të strehohen ose të qëndrojnë në shtëpi.

“Raketa u zbulua si potencialisht e aftë për të fluturuar mbi arkipelagun japonez, kështu që J-Alert u aktivizua”, tha ministri i Mbrojtjes Yasukazu Hamada, duke korrigjuar atë që tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.

“Pas verifikimit të këtij informacioni, ne konfirmuam se raketa nuk kaloi arkipelagun japonez, por u zhduk mbi Detin e Japonisë”, shtoi ai.

Pas nisjes, shërbimet e trenave super të shpejtë Shinkansen u pezulluan për pak kohë në disa prefektura në veri-lindje të arkipelagut.

Kryeministri Fumio Kishida, duke folur për mediat, i cilësoi edhe një herë veprimet e regjimit të Phenianit si “të patolerueshme”. Koreja e Veriut kishte lëshuar më shumë se 20 raketa të mërkurën, duke përfshirë një që u ul pranë ujërave territoriale të Koresë së Jugut.

Një ditë më parë, Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën dhjetë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin e Japonisë në përgjigje të një stërvitjeje ajrore në shkallë të gjerë të ndërmarrë nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara këtë javë.

Si kundërpërgjigje, Seuli reagoi me lëshimin e tre raketave që përfunduan në det.

By admin

Related Post