Përfundon takimi i Kurtit me opozitën

By admin Nov 8, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Takimi i thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me krerët e opozitës tashmë ka përfunduar.

Ishte lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ai që i pari e braktisi këtë takim duke thënë se Kurti nuk përgjigjej se pse ka prishur raportet me Amerikën por u mbante ligjërata.

Derisa nga takimi më vonë janë parë të dalin edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe i pari i PDK-së Memli Krasniqi.

Kujtojmë se Kurti ftoi në takim opozitën pas zhvillimeve të fundit në vend ku serbët lanë pozitat e tyre në institucionet e Kosovës, derisa gjendja është ende e tensionuar për shkak të vendimit për targat.

By admin

Related Post