Pas Iargimit të poIicëve, japin dorëheqje edhe Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe këshilltarët komunaIë

By admin Nov 6, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, raporton Radio Kontakt Plus.

Dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Lista Serbe dje njoftoi se kanë marrë vendim që të largohen nga të gjitha institucionet në Kosovë, derisa kryetari i këtij subjekti, Goran Rakiq, tha se po jep dorëheqje nga posti i ministrit.

Kujtojmë që këto dorëheqje vijnë pasi Kosova nisi zbatimin e modifikuar për targat dhe suspendimit të drejtorit të policisë në veri, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi ta zbatonte këtë vendim.

Lista Serbe do të organizojë një tubim sot në Mitrovicën e Veriut, që pritet të nisë në orën 12:00.

By admin

Related Post