Panairi i Tiranës, prezantohen produktet e mbi 50 bizneseve nga Serbia


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është duke u mbajtur në Pallatin e Kongreseve në të cilat janë prezantuar produkte të ndryshme por që mbizotërojnë ato nga Serbia.

Ndërkaq, u janë dërguar disa fotografi ku shihen pamje nga panairi i mbushur me kompani nga Serbia.

Ndryshe, edicioni i 28-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event, do të mbahet në datat 1, 2 dhe 3 dhjetor 2022 në Pallatin e Kongreseve, organizuar nga Klik Ekspo Group.

Ndërkaq në një shkrim të saj bën të ditur se ky eveniment bën bashkë me dhjetëra ekspozues, investitorë ndërkombëtarë dhe institucione të rëndësishme të kulturës dhe artit.

Çdo vit, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është boshti i një network-u biznesi dhe kulture, zotuar ndaj më shumë se 250 ekspozuesve që përfaqësojnë kompani të vëmendshme ndaj tregjeve të njohura dhe të panjohura, të gatshme për të ndarë dije dhe zgjidhje të reja të zbatueshme në sektorë të ndryshëm, që nga ndërtimtaria, energjia e rinovueshme, bujqësia dhe industria ushqimore, tekstili dhe industria e lehtë, siguria dhe digjitalizimi.

Këto grupe sipërmarrësish shoqërohen nga delegacione zyrtare shtetërore.

Më tej thuhet se edicioni i këtij viti sjell më fuqishëm se në të paktën 5 vjeçarin e fundit, sipërmarrësit nga Serbia, mbi 50 biznese elitare nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë dhe RAS – Agjencisë Shtetërore për Zhvillim të Serbisë.

Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi, me mbi 15 ekspozues në sektorë të ndryshëm me veçanti të spikatur.

Kompanitë nga Kosova do të jenë të pranishme me sektorët e industrisë së paketimit, tubave plastike, printimeve, agro-ushqimore etj,

Ndërsa Italia e pranishme me pushtetin e saj të përhershëm në produkte ushqimore, pije, materiale ndërtimi, pajisje për sektorin civil dhe ushtarak, energjetikë, stil dhe fashion.

Greqia, Franca, Danimarka, Gjermania, Holanda me prani të drejtpërdrejta ose të përfaqësuara nga kompanitë bija, tek të cilat kanë investuar së fundmi në materiale ndërtimi, teknologji dhe sisteme survejimi, elektro-shtëpiake./T Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *