Osmani takohet me institucionet e sigurisë për veriun, tregon mënyrën si mund të shtyhen zgjedhjet


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë ditës së enjtes do të ketë takim me disa nga institucionet e sigurisë, për situatën në veri të Kosovës.

E para e shtetit ka thënë se në momentin që do të marrë vlerësim nga institucionet e sigurisë, do të veprojë konform përgjegjësive të saja.

Ajo ka shpjeguar edhe mënyrën sesi mund të vijë deri te shtyerja e zgjedhjeve, duke përmendur opinionin e Komisionit të Venecias.

“Këto janë vlerësime që bëhen nga institucionet e sigurisë dhe në momentin që do ta marrë raportin e plotë do ta kemi një pasqyrë më të qartë çështjes së zgjedhjeve në veri”.

“Si rregull ekzistojnë kritere të përcaktuara nga Komisioni i Venecias për çështje të shtyrjes së zgjedhjeve. Në këtë rast duhet të bëhet vlerësimi nga institucionet e sigurisë, të trajtohet në KQZ e më pastaj propozimi i KQZ-së vije në Presidencë, mirëpo Komisioni i Venecias i kërkon Presidencës patjetër të konsultojë partitë politike”, tha tutje Osmani, duke thënë se patjetër duhet të ketë koordinim ndërmjet partive politike.  /TV Arbëria

By admin

Related Post