Nuk pranoi të largohet nga institucionet e Kosovës, policit serb i djegin automjetin

By admin Nov 8, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Vazhdojnë kërcënimet ndaj serbëve të cilet nuk e kanë përfillur vendimin e Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se një polici serb, i cili nuk ka pranuar të largohet nga radhet e Policisë së Kosovës, i është djegur automjeti.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë u mbajt një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë dorëzuar të hënën dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

By admin

Related Post