Një burrë dënohet me 15 vjet burgim për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçare


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Një burrë me inicialet S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim prej 15 vjetëve për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.

Kështu ka bërë të ditur sot Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ka informuar se të akuzuarit S.O i caktohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

“Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, është bërë e ditur në komunikatë. /TV Arbëria

By admin

Related Post