Nesër në Kuvend shqyrtohet vendimi për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë për 30 ditë


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Në rend të ditës është vetëm një pikë – shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

“Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.01/110, datë 29.11.2022, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu nga ora 12:00 do të vazhdohet seanca plenare.

Rendi i ditës

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 10 dhe 24 nëntor 2022:
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
  6. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
  10. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.
  11. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:
  12. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
  13. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
  14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
  15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
  16. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
  17. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
  18. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
  19. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 tetor 2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
  2. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
  3. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.      /TV Arbëria

 

By admin

Related Post