“Ndaloni luftën dhe Zelensky s’do të flasë në OKB”, mediat e huaja jehonë deklaratës së Ramës ndaj Rusisë

By admin Sep 20, 2023

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasditen e së mërkurës, ku duke iu përgjigjur kritikave të delegacionit rus, tha se nëse duan që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mos flasë, Rusia duhet të ndalojë luftën.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia kundërshtoi që në fillim të takimit që lideri ukrainas të mos e merrte fjalën ndërsa kryeministri Rama iu përgjigj: “…duke qenë se e përsëritët shumë herë se shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zelensky do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit ka një zgjidhje për këtë. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të mbajë fjalën”.

“Ndaloni luftën dhe Zelensky s’do të flasë në OKB”, mediat e huaja jehonë deklaratës së Ramës ndaj Rusisë

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasditen e së mërkurës, ku duke iu përgjigjur kritikave të delegacionit rus, tha se nëse duan që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mos flasë, Rusia duhet të ndalojë luftën.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia kundërshtoi që në fillim të takimit që lideri ukrainas të mos e merrte fjalën ndërsa kryeministri Rama iu përgjigj: “…duke qenë se e përsëritët shumë herë se shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zelensky do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit ka një zgjidhje për këtë. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të mbajë fjalën”.

“Dua të siguroj kolegët tanë rusë dhe të gjithë këtu se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, tha Rama, i njohur për një sens humori therës. “Ka një zgjidhje për këtë”, vazhdoi Rama, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Nebenzias: “Nëse jeni dakord, ndaloni luftën dhe presidenti Zelenskiy nuk do ta marrë fjalën”. Nebenzia nuk ishte dakord. Ai vazhdoi duke thënë se seanca ishte një shfaqje dhe kritikoi Ramën për atë që ai tha se po bënte deklarata të ngarkuara politikisht në vend që të vepronte si një gardian neutral i procedurës.”, shkruan Reuters për përplasjen mes Ramës dhe diplomatit rus në OKB.

Në artikull vihet theksi edhe tek fakti që pas seancës, Zelensky falenderoi Ramën duke thënë se “i tregoi botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj”. Sakaq, gjatë fjalës, Zelensky kërkoi që Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./abcnews.al

By admin

Related Post