Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Musk thotë se 'Apple' kërcënon ta heqë Twitter-in nga dyqani i saj i aplikacioneve - Philoshea

Musk thotë se ‘Apple’ kërcënon ta heqë Twitter-in nga dyqani i saj i aplikacioneve

By admin Nov 30, 2022 #app store #taksa #twitter

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Elon Musk thotë se Apple ka kërcënuar se do të heqë Twitter-in nga dyqani i saj i aplikacioneve për arsye të panjohura.

Lajmi vjen pas një postimi në Twitter ku Musk tha se Apple “kryesisht kishte ndaluar reklamat” në platformë dhe një sondazh që pyet nëse Apple duhet “të publikojë të gjitha veprimet e censurës që ka ndërmarrë që prekin klientët e saj”.

“Apple ka ndaluar kryesisht reklamat në Twitter. A e urrejnë fjalën e lirë në Amerikë?”, tha ai.

Ai iu drejtua drejtpërsëdrejti CEO-s të Apple – duke e pyetur: “Çfarë po ndodh këtu

Musk pretendoi gjithashtu se Apple kishte kërcënuar se do të ndalonte Twitterin nga dyqani i saj i aplikacioneve, por nuk tha pse.

Lajmi pason pas tensionit në rritje midis Apple dhe Twitterit. Musk ka kritikuar tarifën që vendos Apple për aplikacionet në dyqanin e saj, derisa Musk e quajti “taksë e fshehur prej 30 për qind në internet”.

Së pari, vetëm Apple vendos se kush lejohet në App Store. Nëse Apple do të donte, mund të ndalonte shkarkimin e Twitter-it në iPhone në të gjithë botën – gjë që do të ishte një goditje shkatërruese për Twitter.

Jo vetëm kaq, por Apple gjithashtu mund t’i vë tarifë aq sa do për privilegjit e të qenit në App Store. Për kompani si Twitter, kompania mund t’i vë tarifë diku nga 15-30 për qind për blerjet brenda aplikacionit.

Pronari i Twitterit, i cili e bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë muajin e kaluar, është nën presion pasi disa kompani po i ndalojnë reklamat. /TV Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *