Ministrja Haxhiu po merr pjesë në varrimin e shtatzënës së vrarë


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me anëtarë tjerë të kabinetit të saj po marrin pjesë në varrimin e shtatzënës së vrarë, dy ditë më parë.

Në varrimin e 35-vjeçares po merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës një burrë (S/H) ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt, ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka potencuar se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë policia.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë në QKUK, e i cili ende ndodhet në arrati.    /TV Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *