​Mediumi zviceran: Rrnoftë Granit Xhaka


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Granit Xhaka ishte edhe njëherë në qendër të vëmendjes në Kampionatin Botëror pasi ishte njëri nga më meritorët në radhët e Kombëtares së Zvicrës për t’ia dhënë Serbisë përjashtimin në ky kompeticion.

Në fitoren me rezultat 3-2 të “helvetikëve”, Xherdan Shaqiri kontribuoi me një gol, kurse Xhaka pati një paraqitje të mrekullueshme si njëri nga më të mirë në fushë.

Por, jo vetëm loja me top, por mesfushori i Arsenalit e tregoi veten edhe në momentet kur u provokuar nga kundërshtari duke u treguar i pandalshëm përballë tyre, siç ishte rasti i përplasjes fizike me mbrojtësin Milenkovic. Në atë rast, Xhaka u përballë me të gjithë lojtarët rivalët tek porta e tyre.

Paraqitjet e tij kanë entuziazmuar jo vetëm shqiptarët, por edhe popullin zviceran si dhe mediat sportive atje që kanë shpërthyer me lavdata për futbollistin nga Kosova.

“Rrnoftë Granit Xhaka”, është titulli i gazetës zvicerane “SantasZeitung”, që e përshkruan paraqitjen e tij si jetike për kualifikimin e Zvicrës në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupën e Botës.  /TV Arbëria 

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *