La punën dhe shkoi në Suedi, ish-polici mitrovicas kërkon të kthehet në punë

By admin Nov 7, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Pas tensionimit të gjendjes në veri të vendit, shumë ish policë po lajmërohen vullnetarisht të rikthehen në uniformën e shtetit.

Në mesin e tyre është edhe ish zyrtari policor nga Mitrovica, Isuf Brahimi.

Ish polici Brahimi i cili tani jeton në Suedi, ka bërë ftesë publike ndaj udhëheqësve të shtetit, duke shprehur gatishmërinë për rikthim në Policinë e Kosovës.

“Për shkak të gjendjes së krijuar në institucionet gjegjësisht në Policin e Kosovës nga zyrtarët sërb të cilët bojkotuan punën, kerkoj nga drejtuesit e institucioneve tona përgjegjëse që të na mundësohet rikthimi në Policin e Kosovës që ta japim kontributin tonë aty ku shërbeva për shumë vite”, ka shkruar ai.

By admin

Related Post