Ky është 33-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri në Shkodër, e gjejnë afër veturës

By admin Sep 22, 2023

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Siç raporton Top Channel, viktima është Valter Fierza, i cili është gjetur nga familjarët i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij.

Sipas policisë, viktima është vrarë në rrethana ende të paqarta, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për kapjen e të dyshuarit.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar Policia në Shqipëri.

By admin

Related Post