Kusari në Hagë: Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, përmes një njoftimi në Facebook njoftoi se e ka vizituar ish ushtarin e UÇK-së që po mbahet në Hagë, Rexhep Selimi.

Kusari-Lila në postimin e saj ka shkruar se gjatë vizitës ka takuar edhe bashkëluftëtarët e Rexhës, tek të cilët sipas saj, kishte unitet, besim dhe vullnet që të gjithë do të dalin faqebardhë nga kjo, siq e ka quajtur Kusari-Lila, sfidë e vendit.

Kusari ka shkruar se me Rexhën dhe të tjerët u përshëndetën me fjalët “shihemi në Kosovë”.

“Sot vizitova mikun dhe bashkëpunëtorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.

Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!

Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë.

Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!”, ka shkruar Kusari-Lila.  /TV Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *