Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
​Kurti prezantoi buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Gjakovës - Philoshea

​Kurti prezantoi buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Gjakovës


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar sot buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Gjakovës.

Ai tha se buxheti për vitin e ardhshëm për Komunën e Gjakovës është 31.5 milionë euro, në të cilën 36% janë të ndara për investime kapitale.

Duke folur për ndarjen e buxhetit, Kurti tha se projekti më i madh do të jetë për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë me 11 milionë. Ndërsa 2.5 milionë euro janë ndarë për arsim, derisa shtoi se një milion euro janë ndarë për sport e kulturë.

Ai tha se në Universitetin e Gjakovës do të ndajnë 1.2 milionë euro, sipas tij kjo do të vazhdojë edhe për dy vite tjera pas vitit 2023.

“Në Universitetin e Gjakovës do të ndajmë 1.2 milion euro për universitetin dhe kjo do të vazhdojë edhe në vitin 2024 dhe 2025 pas vitit 2023”, tha Kurti.

Në këtë aktivitet kryeministri është i shoqëruar edhe nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Takimet me qytetarë për prezantimin e buxhetit për vitin 2023, Kurti e ka nisur në Prizren, ndërsa ka vazhduar në Prishtinë, Mitrovicë dhe sot në Gjakovë. Buxhetin e ka prezantuar edhe në Pejë dhe Ferizaj.   /TV Arbëria 

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *