Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
​Kurti: Kosova aplikon në BE gjatë këtij muaji - Philoshea

​Kurti: Kosova aplikon në BE gjatë këtij muaji

By admin Dec 1, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Kryeministri i Republikës së Kosovës, priti sot në një takim miqësor miken e vendit tonë, ish-deputeten e Parlamentit Evropian nga radhët e CDU-së gjermane dhe ish-presidenten e Grave të EPP-së, Doris Pack.

Sipas një komunikate të Qeverisë, kryeministri Kurti dhe Pack, që njihen tash e 25 vjet, folën për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë.

Kryeministri Kurti e njoftoi Pack për prioritetet e Qeverisë, me theks investimet e huaja dhe planet për dorëzimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian gjatë këtij muaji.

“Ata diskutuan edhe për situatën gjeopolitike pas agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Pack sot u nderua nga Kolegji AAB me çmimin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime. Duke e uruar atë për çmimin dhe falënderuar për kontributin e çmueshëm dhe të vazhdueshëm për popullin dhe vendin tonë, kryeministri Kurti tha se jeni gjithmonë të mirëseardhur në Kosovë. Në takim, Pack ishte e shoqëruar nga Behare Sahitaj, rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha dhe Prorektorja për Bashkëpunim, Venera Llunji”, thuhet në njoftim.

 

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *