Ku duhet aplikuar për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Prezantohet programi për subvencionimin e rrymës për konsumatorët e cenueshëm
Është prezantuar Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike, i cili parasheh t’i ndihmojë më së shumti personat me aftësi të kufizuara, prindërit vetushqyes e pensionistët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha ky është program një vjeçar i cili fokusohet në subvencionim e faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm të ardhurat mesatare mujore të të cilëve janë nën 150 euro për anëtar të familjes.

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, tregoi cilat familje mund të kualifikohen në këtë program.
Murati tha se shpejtë do të dalin edhe me njoftime lidhur me procedurën e aplikimit.

“Programi parasheh qe të gjitha familjet të cilat mesatarisht kanë më pak se 150 euro të ardhura mujore për anëtar të familjes. Pra, nëse një familje ka katër anëtar parashihet që nëse ka më pak se 600 euro të ardhura mujore mesatare mund të kualifikohet për programin dhe shuma e subvencionimit pastaj do të varët varësisht më pak sesa pragu i nevojshëm që merr. Për këtë do të hapet edhe forma e aplikimit që është gati por që gjatë ditëve në vijim do të dalim me njoftime si Ministri për formularin e aplikimit, ku të gjithë do ta kenë mundësinë që të aplikojnë”, tha Murati.

Ndërsa, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, u shpreh se nga ky program presin që të përfitojnë më së shumti familjet që janë në gjendje të rëndë ekonomike.

ky është linku për aplikim për mbështjetje të energjisë, për subvencione në përkrahje të konsumatorëve të cenueshëm nga pakoja e BE-së ?
https://see.rks-gov.net

për informata të detajuara.
Të gjitha familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro në muaj për anëtar, përfshirë pensionistët, kualifikohen për të aplikuar për subvencionim. Familjet që nuk kanë fare të ardhura mund të përfitojnë subvencionim të plotë. Ju mund t’i vizitoni Qendrat për Punë Sociale për udhëzime dhe ndihmë gjatë procesit të aplikimit.
Masa e financuar nga BE-ja do të mbështesë financiarisht familjet e cenueshme me faturat e tyre të energjisë elektrike gjatë gjithë sezonit të dimrit.
V.K-A

By admin

Related Post