Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Krasniqi: Produktet e prodhuesve tanë janë më të mirat - Philoshea

Krasniqi: Produktet e prodhuesve tanë janë më të mirat

By admin Dec 8, 2022 #Krasniqi #Produktet #Vendore

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar një delegacionin e grupit “Besa-Besë” në krye me udhëheqësin e saj, ndërmarrësin dhe shembullin e shkëlqyeshëm në trajtimin e punëtorëve, Burim Piraj.

“Me Burimin u dakorduam se përveç thelbësore, sot është edhe patriotizëm për secilin qytetar që konsumon prodhime vendore, si ndihmë tejet e rëndësishme për prodhuesit tanë”, ka thënë Krasniqi.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të pres në selinë e PDK-së delegacionin e grupit “Besa-Besë” në krye me udhëheqësin e saj, ndërmarrësin dhe shembullin e shkëlqyeshëm në trajtimin e punëtorëve, Burim Piraj.

Bashkë diskutuam për domosdoshmërinë e vetëdijesimit edhe më të madh të qytetarëve për konsumimin e prodhimeve vendore, për bojkotimin e produkteve të Serbisë dhe nevojën e ofrimit të mbështetjes institucionale për bizneset vendore, veçanërisht në këtë periudhë të krizës ekonomike dhe energjetike.

Është shqetësuese që këtë vit, derisa prodhuesit tanë po ballafaqohen me sfida të ndryshme, importi i mallrave nga Serbia pritet të kaloj një shifër rekorde, mbi 500 milionë euro.

Me Burimin u dakorduam se përveç thelbësore, sot është edhe patriotizëm për secilin qytetar që konsumon prodhime vendore, si ndihmë tejet e rëndësishme për prodhuesit tanë.

Mysafirët i sigurova që PDK, si lider i opozitës në vend, do të vazhdoj të angazhohet për krijim të kushteve të favorshme për bizneset, në mënyrë të veçantë për prodhuesit e palodhshëm të vendit tonë.

Produktet e prodhuesve tanë janë më të mirat. Andaj, në këtë fundvit dhe në prag të festave, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të solidarizohen me prodhuesit vendor dhe të blejnë sa më shumë produktet e tyre cilësore!  /TV Arbëria

By admin

Related Post