Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
KQZ: Sot fillon aplikim për votimin me postë - Philoshea

KQZ: Sot fillon aplikim për votimin me postë

By admin Dec 6, 2022 #KQZ #me postë #votimi

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 6 dhjetor ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më 9 dhjetor 2022.

Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj, pas regjistrimit, të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila fillon më 17 dhjetor dhe përfundon më 23 dhjetor 2022.   /TV Arbëria

By admin

Related Post