Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Komunat e Kosovës të pakënaqura me buxhetin që ua jep Qeveria - Philoshea

Komunat e Kosovës të pakënaqura me buxhetin që ua jep Qeveria


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim buxhetin prej 3 miliardë e 212 milionë euro për vitin 2023, ku 660 milionë i dedikohen qeverisjes lokale dhe komunave, me një rritje për rreth 100 milionë euro nga 560 sa ishin në vitin 2022. Megjithatë, me këtë ndarje janë shprehur të pakënaqur disa nga drejtuesit e komunave.

Për Projektligjin e Buxhetit fillimisht ankesa kishte Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku kanë thënë se në vitin 2020 komunat kanë pranuar 21.7 për qind të mjeteve buxhetore nga buxheti qendror. Në vitin 2021, 22.1 për qind kurse në vitin 2022 kjo ka rënë në 19.6 për qind, ndërsa në vitin 2023 do të jetë 20.5 për qind.

Lidhur me këtë Projektligj, Qeveria është akuzuar nga Asociacioni i Komunave dhe partitë politike edhe sa i përket autonominë financiare të komunave, pasi është paraparë që mjetet e pashpenzuara nga viti paraprak të bëhen pjesë e Fondit të Kosovës. Kjo është vlerësuar edhe në kundërshtim me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal

Me buxhetin që planifikohet t’i ndahet komunave, këto të fundit thonë se e kanë të pamundur t’i plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka shprehur pakënaqësi me ndarjen e buxhetit për vitin 2023 për komunën që drejton, pasi thotë se qyteti i Pejës është anashkaluar prej buxhetit të këtij viti nga Qeveria.

“Të hyrat vetanake i përmbyllin një pjesë të investimeve, këtë herë si për çudi Qeveria për Komunën e Pejës ka ndarë shumë pak, është viti i dytë që për Komunën e Pejës nuk ka mbi 40 mijë euro investime. Ndërsa, komunat e tjera janë shumëfish më të mëdha, më shumë investime, kemi menduar që kjo praktikë do të hiqet me ardhjes e kësaj qeverisë së re, por po shohim që po vazhdon i njëjti avaz. Peja është total e anashkaluar prej buxhetit të këtij viti të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha Muhaxheri.TV Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *