Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
KE-ja e korrigjon raportin ku i kërkonte Malit të Zi e Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës - Philoshea

KE-ja e korrigjon raportin ku i kërkonte Malit të Zi e Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Komisioni Evropian ka ndryshuar raportin ku qortonte Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave për Kosovën.

Raporti i ri i dalë nga KE-ja tashmë është korrigjuar edhe Kosova është larguar nga kapitujt e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilave u është kërkuar që të vendosin regjim të vizave për vendet e tjera kështu duke vepruar edhe konform politikave të BE-së.

Gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media zëdhënësja për çështje të brendshme e KE-së, Anitta Hipper, pranoi se gabimisht në “raportin e pestë sipas mekanizmit të pezullimit të vizave”, ka kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që të vendosin regjim vizash ndaj Kosovës.

“Ne e mbështesim plotësisht lëvizjen e lirë në rajon dhe Komisioni e mbështet plotësisht regjimin pa viza me Kosovën. Këtë pikë konkrete ne po e sqarojmë derisa po flasim dhe do të nxjerrim një raport të saktë”, ka thënë Hipper.    /TV Arbëria 

By admin

Related Post