Ish-kryediplomatja: Kurti dhe opozita të flasin për dialogun, t’i thonë njëzëri JO Asociacionit një-etnik!


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Ish-ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se është momenti që kryeministrit Kurti ta ftojë opozitën dhe ata të përgjigjen pozitivisht për të diskutuar për strategjinë në dialog, raporton TV Arbëria.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata duhet të flasin njëzëri për qëllimet finale dhe parimet e Kosovës në dialog, të veprohet në aleancë të ngushtë me SHBA-të dhe QUINT-in dhe t’i thuhet jo Asociacionit një-etnik.

Postimi i plotë:

Është momenti kur KM Kurti duhet t’i ftojë opozitën & ata t’i përgjigjen pozitivisht:
❌ të mos priten krizat për të diskutuar nën presion për strategjinë tonë në dialog;
✅ të flitet njëzëri për qëllimet finale dhe parimet e panegociueshme të Republikës së Kosovës në dialog;
💡të veprohet në aleancë të ngushtë me 🤝 SHBA & Quintin;
⛔️ t’i thuhet njëzëri JO Asociacionit një-etnik!

By admin

Related Post