Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Haxhiu: Kosova nën qeverisjen tonë ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit - Philoshea

Haxhiu: Kosova nën qeverisjen tonë ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Nga sot, në vend ka filluar Java Kundër Korrupsionit, e cila përfundon me 9 dhjetor, raporton TV Arbëria.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një shkrim, në Facebook, u shprehë se Kosova nën qeverisjen Kurti ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit.

“Kosova nën qeverisjen tonë ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit, kjo vërtetohet edhe në raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare si Transparency International dhe WorldJustice, të cilat Republikën e Kosovës e kanë renditur lartë si kurrë më parë”.

Haxhiu ndër të tjerash thotë se përkushtimi në luftën kundër korrupsionit vazhdon të jetë e intensitetit të njëjtë.

“Kjo javë e gjen Republikën e Kosovës me iniciativa reformuese si Vettingu e Byroja Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pakoja e ligjeve për Prokurorinë bashkë me Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit e deklarimin e pasurisë.

Postimi i plotë:

Nga sot ka filluar Java Kundër Korrupsionit e cila përfundon me 9 dhjetor.
Kosova nën qeverisjen tonë ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit, kjo vërtetohet edhe në raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare si Transparency International dhe WorldJustice, të cilat Republikën e Kosovës e kanë renditur lartë si kurrë më parë.
Në anën tjetër puna dhe përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit vazhdon të jetë e intensitetit të njëjtë.
Kjo javë e gjen Republikën e Kosovës me iniciativa reformuese si Vettingu e Byroja Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pakoja e ligjeve për Prokurorinë bashkë me Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit e deklarimin e pasurisë.
Këto janë dëshmi e përkushtimit tonë për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në secilin sektor.
Përshëndes aktivitetet e shoqërisë civile dhe zotohem për bashkëpunim në jetësimin e reformave!

By admin

Related Post