Haxhiu: Aktivistët kanë liritë e plota për të protestuar ndaj çdo institucioni


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot reagoi pas arrestimit të dy aktivisteve, që ishin duke protestuar të enjten në shenjë revolte ndaj vrasjes së shtatzënës në Prishtinë.

Haxhiu u shpreh se aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni.

“Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit.”, shkroi ministrja në Facebook.

Ndryshe, të mërkurën në mbrëmje Sokol Halili ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashin, pranë Klinikës së Gjinekologjisë.

Mes lotësh, dje në Lipjan i është dhënë lamtumira e fundit shtatzënës Hamide Magashi, ndërsa Sokol Halili ka bërë vetëvrasje.   /TV Malisheva

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *