“Harroje që kalon”, “A po gëzohesh ti, je ekspert”/ Përplasje e ashpër mes Rrahmanit e Mushkolajt

By admin Sep 21, 2023

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Tema e ligjit për shëndetin riprodhues ka ngjallur debat ndërmjet deputetit të VV-së, Eman Rrahmanit, i cili e kundërshton atë dhe analistit Imer Mushkolaj, që është pro atij ligji. Rrahmani u shpreh me bindje se ky ligj nuk do të kalojë në këtë mandat, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo deklaratë ka shkaktuar sërish përplasje mes tij dhe Mushkolajt, i cili e vlerësoi si shqetësuese qëndrimin e tij për Kodin Civil.

Rrahmani: Nuk kalon ky ligj, edhe s’vjen hiç në këtë mandat. Harroje që vjen Kodi Civil në Kuvend, në këtë mandat. Sepse s’ka vota.

Mushkolaj: A po gëzohesh ti, a po?

Rrahmani: Natyrisht se po.

Mushkolaj: Sa shqetësuese, një deputet me pasë harenë dhe gëzimin.

Rrahmani: Ti nuk e din çka ka në Kodin Civil.

Mushkolaj: Jo, kom lindë në xhungel. Ti je ekspert.

Rrahmani: Natyrisht e di.

Mushkolaj vazhdoi më të njëjtën deklaratë: Ti je ekspert.

By admin

Related Post