Haradinaj: Serbia do destabiIizimin e Kosovës, Kurti po e ndihmon

By admin Nov 7, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, doli në konferencë për media, për të folur lidhur me situatën e fundit në vend.

Ai deklaroi se Serbia dhe satelitët e saj, skenar e kanë dështimin e marrëveshjes tashmë të njohur si plani ‘franko- gjerman’, që në permbajtje e ka njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Këtë skenar po e ndihmon Albin Kurti, kryeministri i Kosovës”, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai deklaroi se SHBA-ja, duke e ditur skenarin e Serbisë që ka për qëllim dështimin e marrëveshjes dhe destablizimin e vendit, i ka kërkuar kryeminsitrit që të shtyjë këtë vendim për targat, edhe për dhjetë muaj.

“Albin Kurti me demagogë, ka vendosur mos ta ndjek rrugën që i ka thënë Amerika dhe duke vazhduar me mendimin e tij për targa”, tha Haradinaj.

“Serbia ka arritur sot ta lë Kosovën pa përfaqësim në veri. Çka kërkon BE-ja prej nesh është se Kosovës po i kërkohet Asociacioni”, ka thënë Haradinaj.

By admin

Related Post