Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Haradinaj kujton Senatorin Bob Dole: Rruga jonë deri tek liria identifikohet me emrin e tij - Philoshea

Haradinaj kujton Senatorin Bob Dole: Rruga jonë deri tek liria identifikohet me emrin e tij

By admin Dec 5, 2022 #Bob Dole #Haradinaj #kujton

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Senatorin amerikan, Bob Dole në një-vjetorin e vdekjes.

Haradinaj ka thënë rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me Senatorin Dole, i pari që njohu luftën e drejtë dhe të paalternativë të UÇK-së.

“Shqiptarët përgjithësisht, veçmas Kosova, nuk do të ishin këto që janë pa përkrahjen e parezervë e të vazhdueshme të Senatorit amerikan, Bob Dole. Rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me Senatorin Dole, i pari që njohu luftën e drejtë dhe të paalternativë të UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se Senatori Dole ishte i pari që njohu dhe mbrojti kauzat e shqiptarëve.

“Ishte zëri më i spikatur dhe më me ndikim në politikën amerikane që njohu dhe mbrojti kauzat e shqiptarëve. Nder për mua që arrita ta njoh nga afër e të marrë këshilla nga ai. Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, ne jemi pranë familjes Dole, institucioneve dhe popullit amerikan”.

“Mirënjohës sot e përgjithmonë Senatorit Dole!”, ka përfunduar Haradinaj.   /TV Arbëria

LEXO EDHE:

1 vjet nga vdekja e ish-senatorit amerikan, Bob Dole

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *