Haliti për Kurtin: Bëri fushatë për t’i ushqyer me propagandë votuesit

By admin Sep 15, 2023

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur pas takimit të djeshëm në Bruksel, derisa thotë se kryeministri Kurti bëri fushatë për t’i ushqyer më propagandë votuesit dhe simpatizantët e tij.

Ai thotë se duke e dëgjuar deklaratën e Kurtit, kishte përshtypje se ai po kritikonte vendimet e konferencës së Ambasadorëve të mbajtur në Londër të vitit 1913 dhe ai fliste në Konferencën e Paqes në Paris.
“E dëgjova me kujdes Z. Kurti, por edhe Z. Borrell. Zoti Kurti bëri fushatë për t’i ushqyer me propagandë votuesit e simpatizantët vetë . Dhe duke e dëgjuar atë, kisha përshtypje që po kritikonte vendimet e konferencës së Ambasadorëve mbajtur në Londer të vitit 1913 dhe ai fliste në Konferencën e Paqes në Paris”, shprehet Haliti.

Tutje, deputeti thekson se Kurti i përsëriti deklaratat e veta pa bërë asnjë gabim, nga ajo që kishtë mësuar përmendësh në të dy gjuhët që foli, atje ku tha se harroi ta përsëriste refrenin e dikurshëm “Moj Evropë moj … e motit” dhe të thoshte që çdo 100 vjet vendi ynë po copëtohet.

“Vetëm harroj ta përseriste refrenin e dikurshëm “Moj Evropë moj … e motit” dhe të thoshte që çdo 100 vjet vendi ynë po copëtohet, 1913 dhe 2013. I përsëriti deklaratat e veta pa bërë asnjë gabim, nga ajo që kishte mësuar përmendësh, në të dy gjuhët që foli”.

Haliti thotë se e kupton shumë mirë Kurtin dhe nga gjuha e trupit e kuptoi se ai nuk ishte aspak bindës, derisa vlerëson se Kurti në vend se ta bënte përgjegjës Vuçiqin, ai e bëri përgjegjëse BE-në.

“E kuptoj shumë mirë Z. Kurti, ia lexova edhe gjuhën e trupit, nuk ishte aspak bindës. Në vend që strategjia e tij në bisedime të ishte se si të mbetej përgjegjës Vuçiqi, ai e bëri përgjegjëse BE dhe normalisht që edhe përfaqësuesi i BE dha qëndrimin e tij”, deklaron deputeti i PDK-së, Xhaviti Haliti për Gazeta Blic.

By admin

Related Post