Hajdari: Kosova ka potencial rininë, por mungon aftësimi dhe arsimi profesional

By admin Nov 30, 2022 #KOSOVA #potencial pune #rinia

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Kosova e ka potencial kryesor rininë dhe përmes kësaj vendi mund të arrijë shumë për zhvillim dhe transformim të industrisë, por mungon më shumë aftësimi dhe arsimi profesional.

Kështu u tha në Edicionin e Shtatë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022 organizuar nga Qeveria e Kosovës, GIZ, Universiteti i Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Ky panair sjell mundësi të shumta në zhvillimin e karrierës për studentë dhe të diplomuar, ofron mundësi eksplorimi të vendeve të lira të punës dhe mundësi tjera që do të prezantohen nga rreth 200 kompani dhe institucione pjesëmarrëse, raporton Kosovapress.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se vizioni i ministrisë pas shumë analizave është transformimin i industrisë së vendit në një industri më të integruar globalisht.

“Kosova ka potencialin kryesor rininë dhe me këtë potencial ne mund të arrijmë shumë për zhvillim dhe transformim të industrisë sonë, por mungon më shumë aftësim, arsim profesional. Industritë tona kanë nevojë më shumë për përafrim të kualifikimeve për nevojën e industrisë.

Me politikën industriale dhe me Ligjin për Odën Ekonomike, ne do të sjellim më shumë për aktivitete të industrisë sonë për arsim dhe aftësim profesional, por edhe më shumë përmes ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të reformuar të gjitha profesionet për aftësim dhe aftësim profesional.

Vizioni i ministrisë pas shumë analizave të industrisë është që ne synojmë transformimin e industrisë së vendit në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë”, tha Hajdari./TV Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *